Thursday, October 29, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Merr fund “rumpalla”/ Rama e paralajmëroi, dalin VENDIMET e Qeverisë për protestuesit

by Rilindje
29/10/2026
in EDI RAMA
Merr fund “rumpalla”/ Rama e paralajmëroi, dalin VENDIMET e Qeverisë për protestuesit

Qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin “Për tubimet”, duke përcaktuar zona të mbrojtura ku do të zbatohen kufizime të përkohshme për protestat, si dhe masa ndaj personave që bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale.

Sipas ndryshimeve, zonat e mbrojtura përfshijnë stacionet dhe terminalet e transportit publik, portet, aeroportet, perimetrin rreth shkollave, spitaleve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, si dhe hapësira të tjera të përcaktuara nga këshillat bashkiakë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kërkojë fshirjen e mesazheve që përmbajnë thirrje për dhunë në kuadër të organizimit apo zhvillimit të tubimeve, kur ato publikohen në rrjetet sociale, përmes postës elektronike apo komunikimeve telefonike. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu gjoba nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe një akt normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve.

Më poshtë, njoftimi i plotë i Agjencisë për Media dhe Informim

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije aktet normative dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë më 28.10.2025:

Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e dy akteve normatike:

-Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave.

Objekt i rregullimit të këtij akti normativ është krijimi i një skeme kompensimi nga shteti për dëmet materiale të shkaktuara nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve, të kryera nga individë, persona juridikë apo organizata të tjera, nga data 13.10.2026 deri në datën 22.10.2026, mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave fizikë ose juridikë privatë, që kategorizohen si biznese/tatimpagues, me kufi të qarkullimit deri në 14 milionë lekë, bazuar në deklaratën vjetore të vitit 2025.

-Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, “Për tubimet”.

Ligji përcakton Kufizimet e përkohshme rreth objekteve të përcaktuara, ku zona të mbrojtura janë:

  1. a) stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet;
  2. b) perimetri rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të trashëgimisë kulturore;
  3. c) zonat e tjera të përcaktuara me vendim të këshillit bashkiak të botuar dhe të shënuara në terren, kur atje janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

-Kur nëpërmjet rrjeteve sociale, postës elektronike dhe/ose komunikimeve telefonike, përcillen, publikohen ose shpërndahen mesazhe, që përmbajnë thirrje për dhunë, në kuadër të organizimit ose zhvillimit të një tubimi, Policia e Shtetit, kërkon fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla, duke e vënë në dijeni se ato përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu kanë ndryshuar dhe masat për kundërvajtje administrative ku dënimet fillojnë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.

Njëherësh u miratuan dhe vendimet:

-Për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Erion Vishkulli, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

-Për miratimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe të planit të veprimit 2030.

-Për miratimin e numrit të përgjithshëm të personelit të Policisë së Shtetit.

-Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike.

-Për përcaktimin e procedurave të aplikimit, ndërveprimit institucional, kushteve, kritereve, rrethanave, dokumentimit dhe vërtetimit të interesit shtetëror, rregullave specifike të kontrollit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës, si dhe për organizimin e funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë.

NGA KATEGORIA

Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Ligji i ri/ Rama jep lajmin: Super takse për apartamentet bosh, vilat dhe makinat e luksit

28/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

A e ka menduar dorëheqjen? Rama flet “pa dorashka” për vendimin e tij…

28/10/2026
“Bonusi do të dyfishohet!”/ Rama jep LAJMIN E MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

Askush nuk e priste! Rama jep lajmin: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn në fuqi “ligji i ri”…

28/10/2026
Lajm FANTASTIK për familjet Shqiptare/ Qeveria do ta heqë taksën e naftës, çmimi…
EDI RAMA

Lajm FANTASTIK për familjet Shqiptare/ Qeveria do ta heqë taksën e naftës, çmimi…

28/10/2026
DORËHEQJE? Edi Rama reagon dhe merr VENDIMIN e tij të fundit: Unë…
EDI RAMA

Studentët i kërkojnë dorëheqjen/ LAJM I FUNDIT: Edi Rama del me thirrje, që në mëngjes vendos…

28/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Grijeni sallatën”/ Kryeministri Edi Rama befason me reagimin e fortë: Nesër, flet qeveria…

27/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Edi është i tmerrshëm”/ Dashnor Sula: Sot më nxori gjumin në orën 05:30
POLITIKË

“Edi është i tmerrshëm”/ Dashnor Sula: Sot më nxori gjumin në orën 05:30

29/10/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
POLITIKË

Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

29/10/2026
Merr fund “rumpalla”/ Rama e paralajmëroi, dalin VENDIMET e Qeverisë për protestuesit
EDI RAMA

Merr fund “rumpalla”/ Rama e paralajmëroi, dalin VENDIMET e Qeverisë për protestuesit

29/10/2026
Kur do të mbahen zgjedhjet vendore? Taulant Balla zbulon PERIUDHËN dhe…
POLITIKË

Kur do të mbahen zgjedhjet vendore? Taulant Balla zbulon PERIUDHËN dhe…

29/10/2026
Rrugë “e re” Tiranë – Durrës, afati i punimeve është 5 muaj…
AKTUALITET

Rrugë “e re” Tiranë – Durrës, afati i punimeve është 5 muaj…

28/10/2026
Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Ligji i ri/ Rama jep lajmin: Super takse për apartamentet bosh, vilat dhe makinat e luksit

28/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!