Pas gati dy orësh nga reagimi i ministrit Toni Gogu i cili pranoi haptazi takimin e kryer me Erion Veliaj por mohoi t’i ketë dhënë “mesazhe” këtij të fundit.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar dhe pretendon se është “urdhëruar” që të delegojë Bashkinë e Tiranës te Arbër Hajdari, në të kundërt do të kalbet për 100 vite në burg.
Më tej kryebashkiaku i Tiranës sfidon haptazi kryeministrin që të nxjerrë provat mbi aludimet se është ai personi që ka financuar protestat që prej ditësh kanë mbërthyer Tiranën, ndërsa i kërkon që të dorëhiqet.
Letra e plotë nga Erion Veliaj:
“Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
– Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
– Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
– Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën”, shkruan Veliaj.












