Monday, November 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ministri i Drejtësisë: Kam takuar Veliajn, ja e vërteta në burgun e Fierit

by Rilindje
02/11/2026
in POLITIKË
Ministri i Drejtësisë: Kam takuar Veliajn, ja e vërteta në burgun e Fierit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka konfirmuar se ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, ku ky i fundit u transferua së fundmi.

Përmes një reagimi publik, Gogu ka sqaruar se takimi është zhvilluar të premten dhe se vizita në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt, si dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij.

Ministri ka reaguar edhe ndaj publikimeve se gjatë takimit i kishte përcjellë Veliajt mesazhe të koduara, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime. Gogu ka theksuar se vizita është realizuar në kuadër të përgjegjësive të tij institucionale si ministër i Drejtësisë.

Reagimi i plotë i Toni Gogut:

“Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.

Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si Ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij. Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë. Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.

Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj ‘mesazhet’ që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar. Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme. Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore”

NGA KATEGORIA

Erion Veliaj plas “BOMBËN” e sherrit brenda PS: Rama ik! Më kërcënove se…
POLITIKË

Erion Veliaj plas “BOMBËN” e sherrit brenda PS: Rama ik! Më kërcënove se…

02/11/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
POLITIKË

Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Rama i “frikëson” me MASAT, çfarë po ndodh sot në…

02/11/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Studentët refuzuan në protestë militantët e PD dhe deputetët, Berisha befason me justifikimin…

01/11/2026
E pranon LIVE në ekran/ Kush është ish-deputetja e PD që zbulon sekretin: I kam ngrirë vezët…
POLITIKË

E pranon LIVE në ekran/ Kush është ish-deputetja e PD që zbulon sekretin: I kam ngrirë vezët…

01/11/2026
Çfarë po ndodh me Erion Veliajn në burgun e Fierit? Avokati Plarent Ndreca paralajmëron KALLËZIM PENAL
POLITIKË

Çfarë po ndodh me Erion Veliajn në burgun e Fierit? Avokati Plarent Ndreca paralajmëron KALLËZIM PENAL

31/10/2026
I del emri për kryeministër, Marin Mema vendos pikat mbi “i”, tregon të vërtetën…
POLITIKË

I del emri për kryeministër, Marin Mema vendos pikat mbi “i”, tregon të vërtetën…

31/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Erion Veliaj plas “BOMBËN” e sherrit brenda PS: Rama ik! Më kërcënove se…
POLITIKË

Erion Veliaj plas “BOMBËN” e sherrit brenda PS: Rama ik! Më kërcënove se…

02/11/2026
Ministri i Drejtësisë: Kam takuar Veliajn, ja e vërteta në burgun e Fierit
POLITIKË

Ministri i Drejtësisë: Kam takuar Veliajn, ja e vërteta në burgun e Fierit

02/11/2026
Gjoba deri në 500 mijë lekë/ Qeveria Rama me “dorë të hekurt”, ligji i ri dënon rëndë…
AKTUALITET

Nga 1 Janari NDRYSHON gjithçka/ 14 akset ku policia s’do të falë asnjë…

02/11/2026
“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

“S’ka më!”/ Rama tregon NDRYSHIMIN radikal në Shqipëri, për herë të parë do bëni…

02/11/2026
Orë tmerri për Shqiptarët në bord! Pëson defekt avioni i nisur drejt Tiranës…
BOTA

Orë tmerri për Shqiptarët në bord! Pëson defekt avioni i nisur drejt Tiranës…

02/11/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
POLITIKË

Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Rama i “frikëson” me MASAT, çfarë po ndodh sot në…

02/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!