Monday, November 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Nga 1 Janari NDRYSHON gjithçka/ 14 akset ku policia s’do të falë asnjë…

by Rilindje
02/11/2026
in AKTUALITET
Gjoba deri në 500 mijë lekë/ Qeveria Rama me “dorë të hekurt”, ligji i ri dënon rëndë…

Rreth 200 kilometra rrugë do të jenë nën monitorimin e teknologjisë së re, përmes kamerave. Policia ka nisur trajnimet për efektivët që do të operojnë nga Qendra e Monitorimit të Trafikut, ndërsa për këtë detyrë të re parashikohet edhe rishikim i pagave deri në 1800 euro.

Një epokë e re e kontrollit të qarkullimit rrugor pritet të nisë në Shqipëri nga 1 janari, kur radarët inteligjentë dhe sistemet e avancuara të monitorimit do të vihen në funksion për të evidentuar shkeljet në akset kryesore të vendit.

Pas disa muajsh nga instalimi i pajisjeve në disa prej rrugëve më të frekuentuara, tashmë po bëhen përgatitjet për nisjen e operimit të tyre.

Sipas të dhënave, kanë nisur trajnimet për një grup efektivësh të Policisë së Shtetit, të cilët do të kenë detyrën të monitorojnë dhe interpretojnë të dhënat e regjistruara nga radarët, drejtpërdrejt nga zyrat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut.

Bëhet fjalë për një strukturë të re pune, ku punonjësit e policisë do të kenë në dispozicion sistemet inteligjente për të identifikuar shkeljet dhe për të ndjekur në kohë reale lëvizjen e mjeteve në rrugët e monitoruara.

Një tjetër element që shoqëron këtë zhvillim është edhe trajtimi financiar i efektivëve që do të angazhohen në këtë detyrë. Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia, për ta pritet të ketë një rishikim të pagave, me një nivel që mund të arrijë deri në 1800 euro.

Si do të funksionojë sistemi inteligjent?

Teknologjia e re parashikon përdorimin e sistemeve kombëtare të mbikëqyrjes tokësore, detare dhe ajrore, të shoqëruara me pajisje stacionare dhe të lëvizshme.

Radarët do të mund të regjistrojnë dhe transmetojnë të dhëna mbi pozicionin, kursin, shpejtësinë, kohën dhe përmasat e objektivit. Ndërkohë, kamerat do të mundësojnë fotografimin dhe filmimin e lëvizjes së mjeteve, duke krijuar një bazë të dhënash për identifikimin e shkeljeve.

Në sistem parashikohet gjithashtu integrimi i kamerave me rreze aktive, sensorëve dhe pajisjeve që funksionojnë me frekuenca radioje.

Zbardhen 14 akset e para: Këto janë rrugët që do të monitorohen

Faza e parë e zbatimit përfshin 14 segmente rrugore, me një gjatësi totale prej afro 200 kilometrash. Lista përfshin disa nga akset më të rëndësishme që lidhin Tiranën me Durrësin, Elbasanin, Fierin dhe Vlorën, si dhe segmente të tjera në zonat e Kavajës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

14 segmentet ku pritet të nisë monitorimi janë:

1. Tiranë–Durrës – 32 km: Nga Sheshi Shqiponja deri te Mbikalimi i Portit.
2. Tiranë–Elbasan – 26.4 km: Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.
3. Durrës–Plazhi i Unazës – 5.9 km: Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.
4. Durrës–Kavajë – 9.81 km: Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.
5. Unaza e Kavajës – 7.89 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
6. Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë – 13.9 km: Nga Rrogozhina, në zonën e Korridorit VIII, deri në pjesën veriore të Lushnjës.
7. Unaza e Lushnjës – 4.62 km: Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.
8. Lushnjë–Fier – 20 km: Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.
9. Unaza e Fierit – 21.5 km: Nga Mbrostari deri në Levan.
10. Fier–Vlorë – 24 km: Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.
11. Vorë–Ahmetaq – 6.52 km: Nga Vorë deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.
12. Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq – 9.59 km: Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me kryqëzimin e rrugës së Ahmetaqit.
13. Kryqëzime dhe rampa lidhëse – 5 km: Segmente të tjera lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

Kontrolli i shpejtësisë dhe jo vetëm

Vendosja e radarëve inteligjentë pritet të ndryshojë mënyrën se si Policia Rrugore evidenton shkeljet. Përmes monitorimit nga qendra operative, synohet që kontrolli të mos varet vetëm nga patrullat fizike në terren, por edhe nga teknologjia që regjistron dhe dokumenton lëvizjen e automjeteve.

Kështu, rreth 200 kilometrat e parë do të shërbejnë si fazë fillestare e një sistemi më të gjerë monitorimi, i cili synon të përfshijë gradualisht edhe akse të tjera të vendit.

Nga 1 janari, drejtuesit e automjeteve pritet të përballen me një mënyrë të re kontrolli në rrugë: më pak kontroll tradicional në terren dhe më shumë mbikëqyrje përmes teknologjisë inteligjente.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Pëson aksident! Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën…

01/11/2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera për policët, çfarë pritet të ndodhë…
AKTUALITET

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera për policët, çfarë pritet të ndodhë…

01/11/2026
Rritja më e madhe e pagave në histori të Policisë! Sa lekë do të shtohen në xhepat e efektivëve…
AKTUALITET

Rritja më e madhe e pagave në histori të Policisë! Sa lekë do të shtohen në xhepat e efektivëve…

31/10/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…
AKTUALITET

LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…

31/10/2026
Harrojeni vjeshtën e ngrohtë/ Ndryshimi DRASTIK i motit, ja çfarë pritet në fillim të nentorit…
AKTUALITET

Harrojeni vjeshtën e ngrohtë/ Ndryshimi DRASTIK i motit, ja çfarë pritet në fillim të nentorit…

31/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar në qytetin…
AKTUALITET

E TRISHTË/ Zi në shkencën shqiptare, ndahet nga jeta akademiku i njohur…

29/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ministri i Drejtësisë: Kam takuar Veliajn, ja e vërteta në burgun e Fierit
POLITIKË

Ministri i Drejtësisë: Kam takuar Veliajn, ja e vërteta në burgun e Fierit

02/11/2026
Gjoba deri në 500 mijë lekë/ Qeveria Rama me “dorë të hekurt”, ligji i ri dënon rëndë…
AKTUALITET

Nga 1 Janari NDRYSHON gjithçka/ 14 akset ku policia s’do të falë asnjë…

02/11/2026
“Kjo është e pabesueshme!”/ Rama tregon i prerë tregon vendimin e tij: Kurrë nuk…
EDI RAMA

“S’ka më!”/ Rama tregon NDRYSHIMIN radikal në Shqipëri, për herë të parë do bëni…

02/11/2026
Orë tmerri për Shqiptarët në bord! Pëson defekt avioni i nisur drejt Tiranës…
BOTA

Orë tmerri për Shqiptarët në bord! Pëson defekt avioni i nisur drejt Tiranës…

02/11/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
POLITIKË

Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Rama i “frikëson” me MASAT, çfarë po ndodh sot në…

02/11/2026
Lajmi i Fundit/ Protesta e “zj*rrtë” në Tiranë! Rama takim urgjent me ministrat, sapo merr këtë VENDIM!
EDI RAMA

Rama nuk tërhiqet! Kryeministri që në mëngjes bën LËVIZJEN e radhës për protestën…

02/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!