Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Erion Veliaj, ka zbuluar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama e ka telefonuar dhe ofenduar.
I ftuar në “Opinion”, Ndreca deklaroi se sot Edi Rama e ka telefonuar pas mesazheve që zbuloi Veliaj nga qelia dhe biseda ka qenë e tensionuar.
“Mos u këshillo më me Palrent Ndrecën”, ishte një nga porositë e prera, ku kryebashkiaku pretendon se i ka dërguar Edi Rama, përmes ministrit Toni Gogu.
“Rama më mori në telefon sot, patëm një bisedë të tensionuar. Më akuzon se nxita pavarësinë e Veliajt.Kam pasur komunikim të tensionuar me Ramën, edhe sot, e kemi mbushur me tension me fyerje bisedën. Më ka telefonuar Rama.
Ai mendon se unë jam nxitësi i pavarësisë se Erionit. Rama më ka telefonuar dhe më ka treguar pakënaqësitë tij për mua si këshilltar politik i Veliaj, duke pretenduar se ti ke nxitur pavarësinë e tij nga Rama. Unë nuk jam këshilltari i vetëm i zotit Veliaj. Në këtë komunikim të tensionuar është pika e tretë që Veliaj ka komunikuiar në këtë shkrim”, tha ai.
Ndër të tjera, avokati ka treguar për takimin mes tij dhe kryebashkiakut, e cila ka ndodhur ditën e premte , ndërsa shton se takimi ka zgjatur 1 orë e gjysmë.
“Sepse siç e shpjegova s’kisha mundesi ta takoj, une e takova te premten, Gogu ka shkuar pas meje. Në orën 22:30 ai thotë se ka shkuar në ushtrim të detyrës si ministër dhe si mik, kjo nuk ushtrohet të premten pas orarit zyrtar. Sipas asaj që më tha Veliaj ka qëndruar 1 orë e gjysmë. Unë e besoj zotin Veliaj sepse kjo nuk është ngjarje që ndodhi me një të shkrepur të rrufesë por vjen pas një mesazhi të bërë nga zoti Veliaj për çështjen e Beogradit.Veliaj sapo ka shkuar në dhomë ka shkruar të gjitha detajet që janë diskutuar në takim”, është shprehur Ndreca.












