Seanca e sotme e kryebashkiakut Erion Veliaj u shty për datën 17 nëntor. Vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por iu drejtua gjykatës përmes një letre të përcjellë nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Në letrën e zbardhur nga Top Channel, Veliaj shprehet mes të tjerash: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës. Do ta dija dija për nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj”.
Ndërkohë, fjalën e saj e tha edhe Gjykata, e cila ndër të tjera u shpreh: “Nuk jemi kompetentë për transferimin dhe Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar gjykatën. Verifikimi u përket organeve të tjera kompetente”.













