Që prej kohësh në ambientet e politikë- qarkullon informacioni se Erion Veliaj nga burgu do të befasojë të gjithë pasi do të kërkojë një “mandat të ri” për bashkinë e Tiranës.
Edhe pse është 3mandate kryebashkiak në kryeqytet, dhe shumëkush mendonte se nuk mund të kandidonte sërish sipas ligjit, ndarja e re administrative, ku Tiranës i bashkëngjitet Rinasi, e konsideron zonën një njësi të re, ndaj ligjërisht, Erion Veliaj është i legjitimuar për të qenë kandidat.
Edhe pse është në qeli, Veliaj ende nuk është I dënuar me vendim të formës së prerë, ç’ka nuk i jep asnjë kosto për të kandiduar, ashtu sikurse vazhdon të jetë kryebashkiak edhe nga burgu. E tani, pas konfliktit të hapur me Edi Ramën, akuzat ndaj shefit te qeverisë për presion ndaj tij, duket se synimi është mëse i qartë.
Në Tiranë, Erion Veliaj do të jetë një kandidat, i pavarur, pa mbështetjen e Partisë Socialiste. Madje edhe këtë lëvizje politike duket se Veliaj e ka bërë me këtë qëllim. Padyshim, e di se e ka të vështirë që të marrë vota, aq më tepër të organizojë një fushatë nga burgu.
Në 9 maj të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale. PS gjithmonë ka qenë në pararojë për shpalljen e kandidatëve zyrtarë dhe ndezjen e motorëve të fushatës. Këtë herë, edhe socialistët, që janë mjeshtra të fushatave, duken të vonuar në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet vendore.












