Wednesday, November 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri/ Shtohen kontrolle të reja…

by Rilindje
04/11/2026
in AKTUALITET
Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri/ Shtohen kontrolle të reja…

Procedurat për marrjen dhe rinovimin e patentës në Shqipëri do të ndryshojnë, duke përfshirë digjitalizimin e kontrolleve mjekësore, verifikimin e historikut shëndetësor të aplikantëve dhe shkëmbimin automatik të dokumentacionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas udhëzimit nr.644 të Ministrisë së Shëndetësisë, çdo person që aplikon për marrjen ose rinovimin e lejes së drejtimit do t’i nënshtrohet një procedure të dokumentuar elektronikisht, e cila nis pranë mjekut të familjes.

Mjeku do të verifikojë identitetin e aplikantit, pagesën përkatëse dhe do të shqyrtojë kartelën shëndetësore fizike ose elektronike, rezultatet e ekzaminimeve dhe dokumentacionin tjetër mjekësor.

Një nga risitë është mundësia e verifikimit të historikut shëndetësor të qytetarëve, përfshirë të dhënat që lidhen me shëndetin mendor dhe përdorimin e substancave psikoaktive.

Në rastet kur vlerësimi i aftësisë për drejtimin e automjetit e kërkon, mjeku mund të kërkojë të dhëna shtesë nga institucionet shëndetësore publike që disponojnë historik të dokumentuar trajtimi.

Megjithatë, udhëzimi përcakton se sëmundjet e kaluara dhe të shëruara duhet të dallohen nga problemet aktuale shëndetësore, ndërsa diagnozat e pakonfirmuara nuk mund të trajtohen si të mirëqena.

Pas kontrollit fillestar, aplikanti do të referohet te mjekët specialistë për ekzaminimin e shikimit dhe dëgjimit. Këta specialistë do të plotësojnë dhe nënshkruajnë elektronikisht formularët mjekësorë, duke përcaktuar edhe kufizimet përkatëse, nëse konstatohen probleme që ndikojnë në drejtimin e automjetit.

Në rastet kur evidentohen probleme të veçanta shëndetësore ose dyshime të arsyeshme për aftësinë psikofizike, aplikanti do të referohet pranë Komisionit Mjekësor.

Komisioni do të shqyrtojë dokumentacionin dhe ekzaminimet, duke përcaktuar nëse qytetari është i aftë për të drejtuar automjetin, i aftë me kufizime apo i paaftë për drejtim.

Gjithashtu, Komisioni mund të vendosë kufizime në afatin e vlefshmërisë së lejes së drejtimit, sipas gjendjes shëndetësore dhe përcaktimeve ligjore.

Një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën e administrimit të dokumenteve.

Certifikatat dhe formularët mjekësorë do të plotësohen dhe firmosen elektronikisht nga mjekët, ndërsa rezultatet përfundimtare do t’i transmetohen drejtpërdrejt DPSHTRR-së përmes sistemeve shtetërore të ndërveprimit.

Dokumenti përfundimtar i kontrollit mjekësor do t’i dërgohet qytetarit nëpërmjet platformës e-Albania. Në këtë mënyrë synohet të shmanget qarkullimi fizik i dokumentacionit mjekësor ndërmjet institucioneve, duke lehtësuar procedurat për qytetarët.

Udhëzimi parashikon gjithashtu rregulla për ruajtjen, arkivimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe shëndetësore të aplikantëve. Tarifat për kontrollet mjekësore do të vazhdojnë të zbatohen sipas akteve në fuqi, ndërsa institucionet shëndetësore detyrohen t’i afishojnë ato në mënyrë të dukshme.

NGA KATEGORIA

Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia
AKTUALITET

Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia

04/11/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Bordi NDRYSHON çmimet e karburanteve, sa shitet nafta e benzina…

04/11/2026
Alarmohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër urgjente” për SHEFAT: Mos…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla” e protestuesve që i vunë flakën Tiranës, Policia me “dorë të hekurt”, merr masa drastike…

04/11/2026
Me pranga në duar! Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit
AKTUALITET

Me pranga në duar! Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit

04/11/2026
LAJM I MIRË që në mëngjes/ Dyfishohet bonusi për pensionistët, sa para do të përfitojnë…
AKTUALITET

LAJM I MIRË që në mëngjes/ Dyfishohet bonusi për pensionistët, sa para do të përfitojnë…

04/11/2026
Gjoba deri në 500 mijë lekë/ Qeveria Rama me “dorë të hekurt”, ligji i ri dënon rëndë…
AKTUALITET

Nga 1 Janari NDRYSHON gjithçka/ 14 akset ku policia s’do të falë asnjë…

02/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

“SPAK ka dalë nga shinat”/ A do të shkarkohet? Rama merr VENDIM për “fatin” e Veliajt
POLITIKË

Veliaj nuk kursen ministrat, i përmend Edi Ramës stafin në Bashki: Solle Dash Sulën që vinte gjoba…

04/11/2026
Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri/ Shtohen kontrolle të reja…
AKTUALITET

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri/ Shtohen kontrolle të reja…

04/11/2026
Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, qeveria…
EDI RAMA

“Dera e BE-së e hapur”/ Rama jep LAJMIN E BUKUR: Shqipëria, brenda vitit…

04/11/2026
Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia
AKTUALITET

Jepet “OK” për referendum/ Qytetarët do të vendosin nëse e duan projektin “BIG” në Parkun Rinia

04/11/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës – benzinës në vend: Bordi merr vendim që…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Bordi NDRYSHON çmimet e karburanteve, sa shitet nafta e benzina…

04/11/2026
Goditje e madhe për Trumpin/ Numërohen votat: Ja REZULTATI i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA
BOTA

Goditje e madhe për Trumpin/ Numërohen votat: Ja REZULTATI i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

04/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!