Luiz Ejlli përmendet kudo dhe nga kushdo. Këngëtari shkodran ka arritur që të jetë banori më i preferuar i publikut brenda shtëpisë së Big Brother VIP, madje fama e tij ka kaluar kufijtw e Shqipwrisw.
Këtë e vërteton video nga koncerti i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa ishin duke kënduar para shqiptarëve, në një moment Albani përmendi Luizin. Ai tha se banori i ‘Big Brother’ është çdo ditë kryefjalë e shqiptarëve, duke shtuar më pas se është një njeri i mrekullueshëm.
“Mëngjes, drekë, darkë në Shqipëri në qendër të vëmendjes ka qenë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm”-thotë Albani, duke konfirmuar në këtë mënyrë se Luizi është banori i tij i preferuar.












