Loja e vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ për banorët e shtëpisë krijoi kaos dhe solli lot. Ajo e cila u prek ishte Kiara Tito, pasi u ndje e asfiksuar, duke bërë që vajzat të humbnin lojën.
Në rrjet po qarkullojnë momente nga loja e cila ka vënë në lëvizje të gjithë shtëpinë. Sipas lojës, vajzat duhet që të injoronin djemtë e shtëpisë, duke mos folur e prekur. Mirëpo, Luizi kapi ‘mat’, Kiarën në tualet.
Ai e zuri në një cep, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste. Vajzat e shtëpisë i erdhën në ndihmë Kiarës, mirëpo duke parë se moderatorja nuk e përballoi dot, i kërkuan që të dorëzohej. Edhe këtë lojë si gjithë të tjerat, Luizi e mori shumë seriozisht.












