Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pescara të Italisë, për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik me ftesë të universitetit “Gabriele d’Annunzio të Chieti”.
Kreu i qeverisë është nderuar me titullin “Urdhri i Minervës”, i cili iu dha nga universiteti. Në fjalën e tij Rama u shpreh se ky është një titull i lartë, por që u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë.
“Kur kuptova se jam le të themi i zgjedhur nga ky universitet me reputacion të lartë le të themi se u ndjeva pak në siklet. Unë jam i vetmi në qeveri pa titull të lartë akademik. “Urdhri i Minervës” është titulli më i lartë akademik, por më pas kuptova se për çfarë bëhej fjalë dhe më në fund e kuptova se unë po marr diçka që i përket shqiptarëve, Shqipërisë dhe të gjithëve që na kanë sjellë në këtë gjeneratë që jemi. Ndaj Italisë kemi detyrime që një jetë nuk do të mjaftonte ta shlyeja“, tha Rama.












