Prej ditësh nëpër rrjetet sociale po përflitet se banori i “Big Brother”, Luiz Ejlli është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nëpër shtëpi, fansat thonë se ai dëgjohet duke kërkuar ilaçe, duke qëndruar i shtrirë, apo me orë të tëra në dhomën e rrëfimit. Një prej personazheve të njohur të rrjeteve sociale bën me dije se Luizi mbrëmjen e djeshme ka ka lënë shtëpinë për të shkuar në spital për të kryer analizat.
“Luizi ka qenë ne spital, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një njeri te fajshem, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret. Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin keq, ateher ai do të largohet nga loja diten e shtune”, njofton personazhi i njohur .
Menjëherë ka reaguar miku i ngushtë i Luizit, Meridiani i cili ka mohuar këto lajme që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale duke i cilësuar si të pavërteta.












