Ish-deputeti Halit Valteri foli në lidhje me vendimin e Gjykatës për vulën e Partisë Demokratike. I pyetur mbi mënyrat që mund të largohet Berisha nga selia e PD, ish-deputeti Valteritha se kjo mund të ndodhë sipas legjislacionit, ku policia dhe përmbaruesi duhet të zbatojnë vendimin e Gjykatës.
Kush e nxjerr Berishën nga zyra e kryetarit? “Policia e Shtetit. Një telefon dhe vjen policia me përmbarimin. Duhet vendimi i gjykatës dhe përmbaruesit gjyqësor, “u thua kam pasur këtë qiraxhiun që më është futur me dhunë, nuk i kam marrë asnjë lekë, tani ma nxirrni pak jashtë”. Por besoj se nuk bëhet për selinë kjo luftë“, tha Valteri per “Euronews”.
Partia Demokratike është ne hall te madh pasi do të futet e përçarë në zgjedhjet lokale. Gjykata e Apelit vendosi që “vula” e PD-së t’i hiqet Sali Berishës dhe t’i jepet grupit të Enkelejd Alibeajt.












