Gjatë ditës së djeshme, Luiz Ejlli ka kujtuar ish-banoren e Big Brotherit Efi Dhedhes. Këngëtari shkodran ishte duke biseduar me Kiarën dhe Armaldon kur u shpreh se “Efin e ka dashur vërtet“.
“Efin e kam dashur fort. Për Zotin e kam dashur fort dhe më ka ardhur keq. Dhe sa filloj me u mbledh, ra ai dreq zarfi”, tha Luizi. Ky i fundit shtoi se me Dean nuk ka mbaruar akoma, pasi ishte ajo që bëri nominim Luiz-Kiara-Efi, ku u largua kjo e fundit.
Nga ana tjetër, Kiara u shpreh se: “Efi argumentonte shumë bukur, kur të argumentonte të argumentonte, argumentonte shumë qartë, është e zgjuar”.












