Fenomeni “Luiz” ka prekur të madh dhe të vogël. Gjatë javëve të fundit “halli” i vetëm i shqiptarëve është Luizi dhe “padrejtësitë” që këtij konkurrenti sipas tyre po i bëhen.
Kafe, ambiente pune, shkolla madje edhe në treg temë e diskutimit është banori i Big Brother Vip. Së fundmi, gazetari Altin Tufa ka dalë në rrugët e Tiranës për të pyetur më shumë për këtë “fenomenin Luiz”.
“Që Luizi është SUPER! “ Bravo Luizit, ai ka të drejtë të fitojë, atij i takon. Ai nuk është i rrezikuar, Ne ja japim votën, le të futet kush të dojë, ai na pëlqen shumë edhe ai e fiton. Për ne është ok dhe na pëlqen”, dëgjohen të thonë disa gra në tregun e Tiranës.
“Kurrë në botë nuk rrezikohet, ai përmbys qeverinë jo më Bigun”, dëgjohet të thotë një tjetër. Ndërkohë, një tjetër zotëri ka “parashikuar” edhe natën finalen mes Luizit dhe Oltes.












