Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur lëvizje brenda uniformave blu.
Kështu, Ardian Çipa emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër, ndërsa Bledar Çeliku emërohet këshilltar në Drejtori të Përgjithshme. Në Elbasan është komanduar drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë drejtori. Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu.
Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë, por ende nuk janë të konfirmuara me emra konkret.












