Sapo ka nisur spektakli i “Big Brother”, Arbana Osmani ka mbyllur televotimin e kësaj radhe.
Madje jo vetëm kaq, pasi moderatorja e dashur për publikun njoftoi se në studion e madhe nuk do shkojë vetëm banori që do të dalë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por tre të nominuarit.
Teksa u lidh me banorët dhe u tha se sa bukur janë bërë sonte, edhe ata dëshironin që ta shikonin Arbanën. Kjo e fundit u tha se do të ndodhë sonte, po pa treguar më shumë detaje. Ndërkohë kujtojmë se në nominim janë Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Krist Aliaj.












