Lulzim Basha do të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili tha se ky vendim vjen për shkak se Gjykata e Apelit i riktheu “vulën” dhe të tretën me ligj grupit Alibeajt.
“Në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon asgjë në ligj. Gjykata tregon një fakt të ndryshëm nga ajo që ne perceptojmë dhe jemi të detyruar të marrin në konsideratë atë që përfaqësohet në një dokument zyrtar përndryshe edhe për rezultatin e zgjedhjeve, i bie të vendos cilën parti mendoj unë se mund të drejtojë vendin. Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD në zgjedhje, bazuar në dokumentet zyrtare të cilat i janë vënë në dispozicion KQZ-së, e ka Lulzim Basha i cili figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Duhet që sipas ligjit kërkesa për regjistrim duhet të paraqitej nga Lulzim Basha“- tha Celibashi.












