Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, në shtëpitë e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe partneres së tij.
Mësohet se bëhet fjalë për tre vila dhe dy apartamente në pronësi të çiftit. Urdhri është firmosur nga kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani dhe është miratuar nga gjyqtarja e posaçme Enkeleda Minollai.
Agjentët e BKH-së kanë mundur të gjejnë në një nga vilat një shumë prej 30,000 eurosh. Kontrollet janë duke vazhduar dhe në orët në vazhdim pritet të ketë një njoftim zyrtar, për objektin e këtyre kontrolleve dhe shumën e parave, nëse ajo është e justifikuar apo jo.
Megjithatë, ish-ministri në daljet e tij publike i ka mohuar pagesa për qëndrime jashtë vendit me Klodian Zoton.












