I pyetur se kush do të drejtojë punën në selinë PD-në, nëse gjykata cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Berisha ka deklaruar se nuk e ka në plan të japë dorëheqjen. Gjithashtu Berisha theksoi se do të drejtojë PD-në së bashku me kryesinë e tij të ngushtë.
“Në këtë situatë, PD-në do e drejtojë Sali Berisha. Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re, diktaturat e kanë përsëritur dhe kjo po ndodh. Natyrisht kryesia e PD, kryesia e ngushtë e saj, janë organet që do të merren me drejtimin e punëve të saj. Por kryetari kudo që të jetë, do të përmbushë detyrimet e tij. Duhet t’u them këtyre zotërinjve se PD do ecë drejt fitores, drejt përmbysjes së diktaturës. Nuk ka asnjë alternativë tjetër, përkundrazi ky akt vetëm sa bind çdo shqiptar se jemi në kushtet e një diktature”, tha Berisha.
Nëse PD në zgjedhjet e 2025 do të futet në garë me kryetarin “arrest shtëpie” pritet të pësojë një humbje akoma edhe më katastrofë duke e katandisur opozitën si mos më keq.












