PD bën lëvizjen e papritur para protestës. Vetëm një orë para protestës së paralajmëruar në orën 17:00 te parlamenti, Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar.
Bëjmë me dije se në orën 16:00 në selinë e PD do ketë mbledhje grupi parlamentar ku në fokus do jetë protesta e sotme përballë Kuvendit. Deputetët do të diskutojnë për skenarin e protestës dhe veprimet që do të ndërmerren në rast se nuk lejohen të flasin në parlament.
Burimet bëjnë me dije se protesta e sotme në orën 17:00 përballë Kuvendit pritet të ketë elementë dhune nga militantët demokratë prandaj policia ka ndërmarrë masa të ashpra për shkelësit e ligjit.












