Sipas një sondazhi të fundi të realizuar nga televizioni i pavarur “Euronews Albania”, 45.9% e kryeqytetasve mendojnë pozitivisht për punën e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa 27% e kryeqytetasve (kryesisht demokratë) e vlerësojnë negativisht, 27% janë neutralë sa i përket vlerësimit të kryebashkiakut dhe punës së tij.
Sa i përket ndarjes së gjinisë për vlerësimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Bashkisë Tiranë, 48% e femrave mendojnë pozitivisht, ndërsa 43.6% e meshkujve mendojnë pozitivisht për Veliajn dhe Bashkinë.
32.1% e meshkujve mendojnë negativisht për kryebashkiakun dhe Bashkinë, ndërsa 21.8% e femrave mendojnë negativisht për kryebashkiakun. Por 29.7% e femrave janë neutrale dhe nuk kanë shprehur asnjë vlerësim për Veliajn dhe Bashkinë, ndërkohë që 24.3% e meshkujve po ashtu janë neutralë.