Kiara Tito ka qenë qendra e mediave 24 orët e fundit. Sikur mos të mjaftonin dinamikat në “Big Brother VIP” në media ka qarkulluar lajmi se ajo ka një lidhje jashtë.
Vetë moderatorja ka deklaruar se është beqare dhe nuk e ka përjashtuar se mund të nis një lidhje në reality-show. Por, ishte gazetarja Desara Karaiskaj ajo që para disa ditësh deklaroi se “Kiara e ka mendjen tek ai që ka përjashtë”, duke ngritur dyshime se është në lidhje.
Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi një nga miqtë më të mirë të Kiarës, stilisti Niko Komani. I ftuar në Fan Club ai tha se Kiara është beqare dhe shtoi se emra të tjerë do lidhen në të ardhmen me Kiarën sepse ajo është qendra e vëmendjes.
“Ne jemi 12 muaj me të, dhe nuk e di ku i del koha Kiarës për lidhje që i mban sekret dhe nuk na i tregon ne. Nuk habitem, pres emra të tjerë të dalin sepse Kiara është qendra e vëmendjes tani”- tha ai.