Sali Berisha ishte edhe këtë të hënë në SPAK për masën e detyrimit për paraqitje.
Një nga gazetarët e pyeti nëse, pas humbjes së zgjedhjeve, ka pasur komunikim me Chris LaCivita.
Berisha devijoi pyetjen teksa falënderoi LaCivita-n për punën e tij, ndërsa për pjesët e tjera ruan privatësinë.
“E falënderoj për punën që ka bërë. Më shumë nuk mund të flas, pasi janë çështje të privatësisë. Sado që jam njeriu më publik, ai ka privatësinë e tij. Po mjaftohem duke e falenderuar për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe që vazhdon të japë. Ju ftoj të bëheni avokatë të interesit publik të qytetarëve shqiptarë, ky është misioni në tërësi i gjithë opozitës dhe mediave”, tha Berisha.












