Adriana Kalaja garon në “Primaret e PD” të cilat janë kritikuar nga zërat e brendshëm se janë “fiktive” pasi emrat fitues do të dalin nga zyra e Sali Berishës.
Kalaja përmendi kontributet që ka dhënë për PD-në dhe tashmë synon që të zgjidhet deputete e PD në legjislaturën e ardhshme në Kuvend.
“Siç kam ndjekur çdo takim të doktorit nga gati 9 shtator 2021 nga Tropoja në Sarandë e kam bërë me dëshirën më të madhe sepse besoja në të drejtën e Berishës. Edhe kur u shpall non grata kam bërë një video dhe një deklaratë kundër mafiozes Juri Kim. Ashti siç besova te Berisha, besova edhe te PD. Nëse unë nesër do të jem në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të jem deputete vetëm për të ngritur dorën, por kam bagazh që do ta kem në shërbim të publikut dhe një zë i fortë në shërbim të publikut. Nëse e bëj sot jashtë, imagjino brenda Kuvendit”, tha Kalaja.












