Çim Peka ka regjistruar “telenovelën” e radhës në Zvicër me Arben Ahmetajn, intervistë e cila (si dy të parat) ishte një “farsë” në funksion të zgjedhjeve.
Ish-zv/kryeministri Ahmetaj thotë se është shkarkuar për shkak se dyshohet se dosjen e inceneratorëve ia kishte dhënë Ilir Metës.
“Unë shpresoj që të ketë një proces pastrimi të territorit, që të më vijë edhe mua kujtesa. Sepse të jetosh pas 30 vitesh me terror, të përshpërisin së “mos fol keq për Ramën se të dërgon SPAK-un. Kur Rama, kreu i organizatës më shkarkoi mua, se gjoja i kam dhënë dosjen e inceneratorëve Metës. Ndërkohë, bëjnë spektakël me arrestimin tim. Unë nuk kam pasur ambice për të bërë zv.kryeministër, e di gjithë partia. Unë kam kërkuar të largohem. Fati i Shqipërisë është i lidhur me fatin e familjes time, dhe fati i Shqipërisë sot ka rënë në dorë të krimit. PS sot është një organizatë për t’i shërbyer një njeriu”, tha Ahmetaj.












