Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë ish-Kryetari i Komunës së Livadhja, Irodhi Dalani.
Automjeti që drejtohet nga biznesmeni Irodhis Dalani, 61 vjec, ish Kryetar i Komunes Livadhja është përplasur me një mjet tjetër. Pas transportimit në Spitalin e Sarandes ku ka marrë ndihmën e parë, Irodhis Dalani është çuar në Janinë ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Irodhis Dalani ushtronte veprimtarine e prodhimit të djathit dhe kishte dalë herët për të mbledhur qumeshtin nga fermerët.












