Aksident i rëndë me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Velipojë”.
Policia bën me dije se shoferi 20-vjeçar duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve në spital.












