Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare.
Mësohet se viktimë ka mbetur ekspertja e ekonomisë Elizabeta Katija së bashku me Eorda Sinollarin e cila punonte si “business consultant” në Gjermani.
Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm. Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.
Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale.












