SPAK ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj Monika Kryemadhit.
Prokuroria e Posaçme thotë se “Për periudhën 2009-2010, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi është blerë, një apartament dublex në zonën e njohur si “ish-bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare.
“Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga Fatime Kryemadhi, dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga Fatime Kryemadhi, është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, thuhet në dosjen e SPAK-ut.












