Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do ta anulojë turin e tij ballkanik ne kuader te “Procesit te Berlinit”, pavarësisht se Albin Kurti nuk pranoi që ta takojë kreun e qeverise shqiptare.
Edi Rama do të fluturojë këtë të enjte në mëngjes në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit, vizitën në Prishtinë.
Pavarësisht refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për ta pritur në një bisedë “kokë më kokë”, Edi Rama do ta vizitojë Kosovën dhe do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani. Burimet mediatike pranë Presidences bejne me dije se Vjosa Osmani ka konfirmuar takimin me Kryeministrin e Shqiperise Edi Ramen të enjten në orën 16:00.












