Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dalë në debat publik me Sali Berishën.
Alizoti vazhdoi retorikën e kërcënimeve duke deklaruar se do ta hajë për së gjalli Ramën.
“Rama është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet, ja ku e ka doktorin (Berishën) kryetarin e partisë le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë. Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit mister bifteku po ti hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai. Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës. E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu“, tha Alizoti.












