Aktori Amos Zaharia ka bërë reagimin e tij të parë pas eliminimit nga Big Brother. Ai falenderon mbështetësit dhe shprehet i lumtur që “po i rikthehet “jetës normale”.
Mes të tjerash, aktori ka kërkuar ndjesë për shakatë e bëra gjatë qëndrimit në BBV, sipas tij të keqkuptuara, si dhe për qëndrimet ndaj banorëve të tjerë.
“Te dashur miq! Shume prej jush qe me njohin e ma dine humorin me kane kuptuar, e shume te tjere qe nuk me njohin, keqkuptuar…Nese dikush eshte ndjere i fyer apo i prekur nga shakate e mia, sjellja ime, qendrimet e mia ne raport me komunitetin brenda shtepise, kerkoj ndjese! BBV eshte nje loje, por nuk duhet zhveshur nga misioni edukativ, pasi duam apo nuk duam krijon modele ne shoqeri. Ajo qe ka rendesi eshte te mbetemi njerez dhe te mos humbasim qytetarine, dhe ketu perfshij edhe veten time mbi te gjithe!“, shkroi Amosi.