Analistët demokrat Andi Bushati ka befasuar me parashikimin e tij pasi deklaroi se nëse do të ishte kryetar i opozitës në Shqipëri atëherë do të kishte përfunduar në burg.
Andi Bushati dhe Neritan Sejamini, kanë debatuar për mënyrën se si rrëzohet nga pushteti Edi Rama.
Andi Bushati: “Në një sistem ku unë besoj se është fiksuar dhe asgjësuar demokracia, më duket utopi të besosh te drejtësia. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur dhe të drejtë në një sistem që ke dënuar me vdekje demokracinë”
Neritan Sejamini: Supozojmë se ti Andi Bushati je kryetar i opozitës dhe ke detyrën të rrëzosh Ramën. Hajde, si e rrëzon? Ne do të dorëzohemi, apo do të kuptojmë pushtetin e tij dhe të shohim rrugët që ka për ta rrëzuar?
Andi Bushati: “Unë çfarë do të bëja?! Do të përfundoja në burg si Navalni, në Siberi në burg.












