“Cristiano do të mbetet përgjithmonë në zemrat e tifozëve të Real Madridit. Nuk e di se çfarë do të bëjë ai në të ardhmen e tij”, tha sot Carlo Ancelotti për Diario AS pasi Argjentina e Messit fitoi Kupën e Botës.
“Rivaliteti i Ronaldos dhe Messit i motivoi të dy dhe e i mbajti në konkurrencën më të lartë gjatë gjitha karriers së tyre. Messi përfundoi me një Kupë Bote dhe Ronaldo jo, por ai pati një karrierë të jashtëzakonshme, veçanërisht me Real Madrid”.
Në fillim të javës, Ronaldo u pa në stërvitje tek fushat stërvitore të klubit, kështu duke nxitur thashethemet për një rikthim të mundshëm në Madrid nga një legjendë e klubit. Megjithatë, nga komentet e fundit të Ancelottit është pothuajse e qartë se Real Madridi nuk ka plane për Ronaldon edhe pse i uron atij më të mirat.
Ancelotti e mbylli: “Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij, por mendoj se ai dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë”. Prandaj mendoj se Arabia Saudite nuk është një destinacion që i përshtatet atij”.