Debati i krijuar mes Luizit dhe Kiarës, u komentua edhe nga opinionistët. Arbër Hajdari tha se këtë herë nuk gjen argument për të justifikuar ftohtësinë e Kiarës të treguar ndaj partnerit të saj kur ishte sëmurë.
Sipas Arbërit sjellja e Kiarës ndonjëherë kundrejt Luizit është arrogante, por sipas moderatores ajo dashurinë e saj e tregon në mënyra të tjera dhe jo duke i dhënë puthje apo dhe zier çaj ashtu si vetë ajo e tha. Pjesë nga biseda:
Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indiferente ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.
Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.
Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.
Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.












