Monday, September 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…

by Rilindje
21/09/2026
in AKTUALITET
Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon të gjithë drejtuesit e mjeteve se qarkullimi nga Tirana për në Durrës do të bllokohet përkohësisht sonte pak para mesnatës, për shkak të punimeve për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit të Rinasit.

Për realizimin e sigurt të punimeve, për realizimin e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”, dhe në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, sot në datën datë 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Tiranë–Durrës.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës në drejtim të Rinasit dhe më pas do të vijojë në rrugën dytësore nga ku mund të futen sërish në superstradë nëpërmjet rrugës së Rinasit dhe rampës së saj me drejtim Durrësin.

Autostrada Tiranë-Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton

Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, devijimi nevojitet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia”, në mënyrë që të shmanget përdorimi dhe dëmtimi i rampës provizore së Rinasit.

Në datën 22 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në drejtimin Durrës–Tiranë.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë deri pas mbikalimit të Kasharit, ku do të rikthehet në autostradë në drejtim të Tiranës.

Mjetet me destinacion Rinas, Shkodër dhe Kosovë: do të sinjalizohen dhe orientohen që në Mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë për të vijuar në drejtimin përkatës.

Autostrada Tiranë-Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton

Gjatë periudhave të bllokimit, trafiku do të devijohet në rrugët dytësore në të dyja anët e superstradës, në përputhje me sinjalistikën dhe masat e përcaktuara në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve.

NGA KATEGORIA

Vjen ndryshimi DRASTIK i motit/ Sinoptikania paralajmëron: Stuhi shiu…
AKTUALITET

Vjen ndryshimi DRASTIK i motit/ Sinoptikania paralajmëron: Stuhi shiu…

21/09/2026
Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…
AKTUALITET

Kryeministri i ftoi të ulen në tryezë, Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, ja LËVIZJA e papritur…

21/09/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Humbje e papritur! Ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së (EMRI)

21/09/2026
Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…
AKTUALITET

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…

20/09/2026
Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…
AKTUALITET

Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…

20/09/2026
LAJM I ZI/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, kush humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Makina bëhet “copë-copë”, aksident i rëndë në aksin kombëtar, shoferja…

20/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Vjen ndryshimi DRASTIK i motit/ Sinoptikania paralajmëron: Stuhi shiu…
AKTUALITET

Vjen ndryshimi DRASTIK i motit/ Sinoptikania paralajmëron: Stuhi shiu…

21/09/2026
E FUNDIT/ Vizita e bujshme e Ramës në SHBA, qeveria shqiptare njofton hapjen së shpejti të…
BOTA

E FUNDIT/ Vizita e bujshme e Ramës në SHBA, qeveria shqiptare njofton hapjen së shpejti të…

21/09/2026
Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…
AKTUALITET

Kryeministri i ftoi të ulen në tryezë, Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, ja LËVIZJA e papritur…

21/09/2026
Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…
AKTUALITET

Autostrada Tiranë – Durrës bllokohet sot dhe nesër, ARRSH njofton shoferët: Bëni kujdes…

21/09/2026
LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Humbje e papritur! Ndërron jetë mjeku i njohur i QSUT-së (EMRI)

21/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…

21/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!