Taulant Balla ka mbajtur deklaratën e parë si Ministër i Brendshëm ku dha porositë për drejtuesit dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit.
Balla u bëri të qartë drejtuesve të policisë se kush deputet ndërhyn në punën e tyre, nuk do të ketë asnjë tolerim, ndërsa u sugjeroi që emrat e tyre t’i adresojnë tek ai.
“Ka ndodhur në të shkuarën që pasardhës të mi e kanë nisur detyrën duke ndërruar drejtues dhe shefa. Jam këtu për t’ju udhëhequr, për t’ju mbështetur e duke dëgjuar prej jush. Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, për të shkuar përtej vetes do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka. Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kushdo deputet që ndërhyn tek ju nuk do të mund të ketë asnjë tolerim. Ju keni detyrën t’i dëgjoni me respekt sa herë ju bie telefoni prej çdo deputeti, por për çdo rast që ndërhyn në kryerjen e detyrës suaj deputetin ta drejtoni tek unë. Ndërhyrja është e pa pranueshme”- tha Balla.












