Nga 20 qershori kompania spanjolle “Iberia”, do të nisë fluturimet e linjës Madrid-Tiranë- Madrid.
Lajmi i mirë është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Lajm i mirë për Aviacionin Civil Shqiptar. Një tjetër kompani prestigjoze do të nis fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Iberia spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë- Madrid. Autoriteti i Aviacionit Civil – AAC”, shkruan Balluku.