Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku dha detaje per linjen nënujore e transmetimi Shqipëri-Itali, të cilin e cilesoi si projekti energjetik më i rëndësishëm për dekadën e ardhshme.
“Me ndihmën e BE-së kemi arritur të kemi konkretisht projekte sa i përket prodhimit solar dhe atij eolik, plan afatgjatë për diversifikimin që në vitin 2030. Shqipëria t’i shtojë pordhimit 4 terrawat, duke e kthyer vendin nga vend imoportues në vend eksportues neto, këto nuk janë plane, por projekte të mirëfillta, ashtu siç para pak ditësh kemi rënë dakord me qeverinë italiane dhe operatorët e transmetimit, duke përfshirë një nga partnerët ekonomikë më të rëndësishëm, Emiratet e Bashkuara Arabe, janë vendosur të jenë pjesë, projekti energjetik më i rëndësishëm për dekadën e ardhshme, ndërtimin e linjës së transmetimit të linjës nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë, unë e di që kundërshtarët tanë shpeshherë mërziten, ata nuk arritën t’i bënin kurrë sepse ishin shumë të zënë me zullumet e tyre, për ne shqetësimi i kundërshtarëve nuk na ka shqetësuar”, tha Balluku.












