Para disa javësh, Luizi tha se Arjola Demiri ka qenë një lojtare fallco përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar në “Big Brother VIP 1” dhe se në lojë ka përdorur fëmijët.
Luizi tregoi se e njeh ish-bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë. Arjola e kishte mbështetur Luizin në mediat sociale deri para kësaj deklarate. Më pas ajo jo vetëm që nuk e mbështeti më, por e hoqi dhe nga Instagrami.
“E ndiqja Luizin ne rrjetet sociale per më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim“-tha Arjola.












