Gazment Bardhi ka drejtuar disa pyteje kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit pas raportimit të këtij të fundit në Kuvend.
Sa i takon çështje së “Xibrakës”, Dumani tha se çështja është në hetim. I pyetur nga Bardhi nëse ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Edi Rama që të mbyllë dosjen, kreu i SPAK tha se marrëdhëniet e tij me kreun e qeverisë janë vetëm institucionale.
Gaz Bardhi: Rama i ka kërkuar SPAK-ut, që çështja “Xibraka” të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Pas kësaj ndërhyrje a jepni ju garanci që do kjo çështje do të hetohet në mënyrë të njëanshme?
Përgjigjet Altin Dumani: “Nuk mund të jap koment. Çështja është në hetim. Lidhur me marrëdhënien me kryeministrin apo çdo titullar institucioni qoftë edhe me Kuvendin, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Nuk marra dhe nuk përcjella asnjë lloj mesazhi ushtroj detyrën time në përputhej me dispozitat ligjore”












