Kush do ta fitojë “Big Brother Vip” këtë sezon? Ndonëse kjo pyetje duket se ka marrë përgjigje sa i përket vullnetit të publikut, është akoma herët për ta thënë me siguri.
Pjesa më e madhe e publikut e ka treguar dhe vazhdon e tregon çdo ditë mbështetjen e tij për Luiz Ejllin, duke e cilësuar si fitues, mirëpo përballë tij si pretendente është edhe Olta Gixhari.
Kjo e fundit në rrjet gjithmonë konsiderohet si “e preferuara e produksionit” apo “shoqja e Arbanës”. Ndonëse pjesa më e madhe e publikut beson se Luizi do të triumfojë, duket se gjithmonë kanë edhe atë frikën që “produksioni do ia japë Oltës”. Kësaj “frike” të publikut i ka dhënë më shumë zë një bisedë e Neda Ballukut, e cila punon po në Top Channel, si opinioniste në “Për’puthen”.
“Big Brotherin do ta fitojë Olta, rrush. Që ta dish!”-shkruan Neda.