Sali Berisha u shpreh se pasuria e tij është apartamenti ku jeton me të shoqen së bashku me një llogari kursimi në bankë me vlerë prej 100 mijë eurosh.
Gjithashtu Berisha më pas vijoi akuzat e tij ndaj prokurorëve të SPAK-ut të cilët sipas tij zotërojnë vila.
“Ju deklaroj mbarë shqiptarëve se Sali Berisha në 54 vite punë, edhe në diktaturë për atë kohë kam pasur rrogë të mirë… Ka arritur bashkë me bashkëshorten e tij mjeke, të blejë gjithsej 40 m2 sipërfaqe ndërtimi nga 90 që kisha te apartamenti i vjetër, sot e kam 120 e ca. Disponon, në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro! Kjo është e gjithë pasuria e Sali Berishës! Unë për të blerë një apartament të plotë, duhet të merrja kredi. Kurse zotëria e tij (referuar Altin Dumanit) ka 3 apartamente të regjistruara. Kraja me vila e të tjerë, këta janë persona që duan të mbulojnë vjedhjen e tyre”, tha Berisha.












