Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.
Ndërkohë, militantët e Berishës janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Duke akuzuar SPAK s’e nuk po vepron ndaj rastit MCGonigal, Berisha tha se do ta ekstradojë Edi Ramën në SHBA.
“Perderisa keta ketu nuk po veprojne, hapi i pare i qeverise time do te jete nje kerkese drejtuar shtetit amerikan qe ta nxjerrin Edi Ramen para drejtesise se tyre” – tha Berisha.












