Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat pas vendimit të Apelit për të rrëzuar Rithemelimin, u tha se gjykata e mori vendimin nën presionin imagjinar të Edi Ramës.
Me fytyra të vrerosura, përfaqesuesit ligjor të Berishës thane se ky vendim është marrë për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet.
“Nuk ka asnjë lloj ekuivoku që vendimi është marrë nën presion e Ramës. Një presion mbi gjykatën që ishte edhe sot në sallë. Ky vendim është për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet. Sot Apeli ç’bëri 11 Dhjetorin. Ky vendim shënon një ditë të zezë për drejtësinë”, tha Bylykbashi.