Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që çështja për vulën të kalojë për rigjykim në Shkallën e Parë.
Alibeaj u shpreh se vendimi vjen si një ogur i mirë për demokratët dhe se duhet të jenë më të bashkuar se kurrë.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve”, shkroi Alibeaj.












