Sali Berisha ka paralajmëruar pak ditë më parë se forca e tij politike nuk do ta njohë zgjedhjet e 14 majit.
Megjithse PD-ja ka humbur disa herë në zgjedhje, Berisha thotë nuk do ta njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.
“Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjja është vetëm një: vetëm revolucion”, ka thënë Saliu.