Sali Berisha e konsideron si një akt historik, vendimin e presidentit të SHBA, Donald Trump për të dënuar George Soros.
Duke iu referuar përfshirjes së Soros në zhvillimet politike në Shqipëri, Berisha theksoi se ka kërkuar shpalljen e tij ‘non grata’ dhe e ka cilësuar atë si “armik të egër të demokracisë shqiptare”.
“Në një akt historik, presidenti i SHBA, akuzoi dje bazuar në aktin ligjor të RICO-s, Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros si organizatë kriminale që kanë ushtruar një veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA. Xhorxh Sorosi dhe i biri i tij janë sot mbështetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjisë marksiste dhe post-marksiste në SHBA dhe në botë. Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit.I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA.Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur publikisht edhe Parlamentit Europian. Për Shqipërinë, e kam konsideruar dhe e konsideroj atë një armik të egër të demokracisë shqiptare. E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij non-grata”, u shpreh Berisha.












