Kjo e premte shënon 6 muaj mungesë të Sali Berishës në Kuvend duke i hapur rrugë interpretimit ligjor nëse humb apo jo mandatin.
Kuvendi nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap zyrtar, por për demokratet mandatit i Berishës është vija e kuqe e bashkëjetesës politike në vend.
Noka: “Nëse regjimi bën eskalimim mbi ligj dhe Kushtetutë, atëherë demokratët do japin sinjale që situata do të eskalojë. Asnjë rrugë tjetër s’ka. I them Lindës së Parlamentit si instrument në duart e sulltan Surrelit bëni kujdes. Cila qoftë vendimmarrja e Kuvendit opozita ka në plane të tregojë muskujt dhe zbresë në shesh duke iu rikthyer protestave kombëtare. Vetëm kryengritja dhe mosbindja civile është përgjigjja për narkoshtetetin’ korrik të kemi protestë kombëtare“












